KULTURË

Koronavirusi bëhet shkaktar për vdekjen e aktorit amerikan (Foto)

Ylli i “Crocodile Dundee”, Mark Blum, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.

Aktori ishte infektuar me virusin vdekjeprurës Covid-19 dhe s’ka mundur ta përballojë dot këtë epidemi.

Blum ka ndërruar jetë, ndërsa lajmin e hidhur të vdekjes së tij e ka dhënë kompania teatrore me qendër në New York , e cila shkruante në një status në rrjete sociale:

“Me dashuri dhe zemra të thyera, Mark Blum, një mik i dashur dhe një artist i mirënjohur, ndërroi jetë këtë javë.

Faleminderit Mark për gjithçka që solle në teatrin tonë dhe në teatrot e gjithë botës. Do të na mungosh!”

Karriera e Mark Blum zgjati afro 40 vjet dhe ai fitoi një “Obie” për performancën e tij në “Gus And Al”.

Emri i tij përfshihet në 80 projekte filmike në mbarë botën dhe vdekja e tij është një humbje e madhe për kinemanë.