Kosova

Koronavirusi/ Shërohet përfundimisht infermierja dhe 77 vjeçari nga Vitia

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën më coronavirus që po përballet Kosova.

Krasniqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se është shëruar edhe infermierja e cila ishte e prekur me COVID-19.

“Pas bërjes së testit të fundit, kanë rezultuar negativ dy pacientë, infermierja e QKUK-së dhe 77 vjeçari nga Vitia, i cili ishte pacienti i parë i prekur me korona-virus në Kosovë. Gjithashtu duhet të ju bëjë me dije se edhe infermierja e prekur nga korona-virusi ishte e moshës 62 vjeçare, dhe kjo për ne është një lajm i mirë”, tha Krasniqi. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483