Kosova

Koronavirus/ Sipas komunave këto janë rastet e reja

Në 24-orët e fundit në coronavirusi kanë humbur jetën 13 pacientë, ndërsa janë konfirmuar 609 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste positive.

Nga rastet e reja më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 276 raste.

Pastaj në Mitrovicë, 53 raste, Gjilan 35 raste.

Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste.

Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste.

Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste.

Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë. IKSHPK njofton se numri i rasteve aktive është 12 mijë e 864.