SPORT

Koronavirus- Kompania e Moratti-t dhuron 1 milion euro për rajonin e Lombardisë

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka vendosur që me anë të kompanisë së tij të naftës, Saras, të ndihmojë rajonin e Lombardisë duke dhuruar shifrën prej 1 milionë eurosh.

Vendimi është komunikuar sot nga Moratti, ndërsa ka thënë se kompania do të financojë projekte për të përmirësuar sistemin sanitar të Lombardisë dhe Sardenjës.

Përveç Saras, biznese të shumta italiane kanë dhënë donacione të mëdha në ndihmë të shtetit, për të përballuar situatën e rëndë që po kalon vendi, nën sundimin e koronavirusit.