Kuriozitet

“Koronakurorëzimi”, 220 çifte me maska martohen në Filipine

Maska dhe masa të tjera shtesë janë parë në një ceremoni të përvitshme të dasmave në Filipine.

Masat shtesë kanë ardhur shkaku i kërcënimit nga koronavirusi.

Qyteti Bacolod në Filipine në ceremoninë e sivjetme ka grumbulluar 220 çifte që puthjen e kurorëzimit e bënë duke mbajtur maskat.