KULTURË

Kori Siparantum rikthehet me sukses nga Roma

Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në Romë, kori Siparantum u paraqit në Chiesa di San Salvatore in Lauro (afër Vatikanit) Basilica San Antonio – Pontificia Universitá Antonianum, Roma, që u vlerësua lartë për nivelin e përformancës.

“Padyshim që ky udhëtim është shumë I rëndësishëm për t’gjithë ne meqë ne përformuam në kryeqendrën e artit botëror. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e korit, për këtë vërtetë ne kemi punuar gjatë por ja që puna u shpërblye me sukses. Më vjen mire që përformanca e korit është pëlqyer nga të shumtë, prandaj kjo do t’na hap rrugë të reja në të ardhmen”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Me korin është paraqitur po ashtu dirigjenti i mirënjohur kroat Josip Degl’ Ivellio me të cilin kori edhe më herët ka patur bashkëpunim në Kosovë dhe Kroaci ndërsa ky është bashkëpunimi i katërt me radhë.

“Këto do t’mbesin kujtimet më të bukura për gjithë ne. Ftesat e radhës tregojnë për nivelin dhe sukseset e arritura gjerë më tani. I falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin tone. Rruga jonë muzikore sapo ka filluar ..”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit

Rikujtojmë që kori Siparantum më pare është paraqitur me përformanca të shumta në Kosovë, Kroaci dhe Francë. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.