KULTURË

Kori Siparantum i Pejës në Romë

Nga data 6-12 mars 2019 kori Siparantum nga qyteti i Pejës do të udhëton në qytetin e Romës gjegjësisht në kryeqendrën e muzikës korale me ç’rast do t’i shfaqin dy koncerte të muzikës korale, njëra në Chiesa di San Salvatore in Lauro (afër Vatikanit) dhe tjetra Basilica San Antonio – Pontificia Universitá Antonianum, Roma.

“Sukseset tona po rriten çdo ditë prandaj ky është një sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm për gjithë ne. Po vërtetohet që punë është dëshmi e suksesit. Sigurisht që ky udhëtim do t’jetë ndër më të rëndësishmet. Jam shumë i lumtur që brenda dy viteve kemi realizuar koncerte të shumta dhe programe të larmishme brenda dhe jashtë vendit”., u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

“Me t’vërtetë kemi punuar shumë por kënaqësia cdogjerë ka qenë që t’mendojmë dhe realizojmë gjëra të bukura dhe kjo po dëshmohet me pjesëmarrjet tona brenda dhe jashtë vendit. Kudo që jemi paraqitur deri më tani, organizatorët dhe audience janë ndarë të kënaqur me ne, prandaj konsideroj që ky është një motiv shtesë për t’vazhduar tutje”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit.

Rikujtojmë që kori Siparantum më pare është paraqitur në Kroaci, Francë, festivalin ndërkombëtar të koreve botërore Nancy Voix Du Monde dhe tani në Romë, Itali.

“Aktualisht kemi edhe dy ftesa të tjera ndërkombëtare për vitin 2019, por meqë udhëtimet tona kërkojnë një kosto të lartë dhe për ne është e pa përballueshme për shkak të numrit të madh të koristëve ne do të përcaktohemi për njërën nga këto”, u shpreh Memli Kelmendi.

Koncertet do të drejtohen nga dirigjenti permanent I korit Siparantum Memli Kelmendi dhe kompozitori dhe dirigjenti I mirënjohur kroat Josip Degl’ Ivellio me të cilin Siparantum ka patur edhe më heret bashkëpunie. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.