Bota

Koreja e Jugut ka më shumë njerëz të shëruar sesa të infektuar

Koreja e Jugut tha se, për herë të parë, ka më shumë njerëz që janë shëruar nga koronavirusi, sesa pacientë që vazhdojnë të jenë të infektuar.

Autoritetet atje raportuan të shtunën për 146 raste të reja, të cilat e çojnë në 9,478 numrin e njerëzve të prekur.

Por, prej tyre 4,811 janë shëruar dhe liruar nga spitali.

Koreja e Jugut është vlerësuar për përgjigjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka përfshirë testimin masiv dhe izolimin e shpejtë të pacientëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.