Kosova

Koordinimi efikas i kontribuon avancimit me agjendën evropiane

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt të cilin e njoftoi për prioritetet kyçe dhe avancimin e koordinimit për agjendën evropiane.

Ministri Reka falënderoi Ambasadorin Heldt për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë dhënë për Kosovë, me theks të veçantë për përkrahjen me ngritjen e kapaciteteve për të avancuar me procesin e integrimit evropian. 

Në takim u diskutua për çështjet e identifikuara në Raportin e Komisionit Evropian për Vendin, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi. Po ashtu u theksua se koordinimi efikas ndërmjet të gjithë faktorëve vendimmarrës në Kosovë i kontribuon avancimit.

Ministri Reka potencoi se integrimi evropian është ndër prioritetet kyçe të qeverisë Kurti. 

Ambasadori Heldt uroi Ministrin Reka për detyrën e re për të udhëhequr procesin e integrimit Evropian në Qeverinë e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.