Kombëtare

Koordinatori Hoti viziton Komunën e Pejës dhe Deçanit

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, është takuar me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Hoti e Muhaxheri biseduan për Programin Nacional për Rininë dhe mbarëvajtjen e garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Komunën e Pejës.

Koordinatori Hoti u njoftua nga afër me ecurinë e garave në nivel shkolle dhe atë komunal. “Jam i lumtur që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë talentët e të gjitha shkollave po mblidhen nëpër komuna. Jam i kënaqur me realizimin e garës në nivelin e shkollës dhe tani po pres mbështetjen tuaj për nivelin komunal të garës”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana e tij, Kryetari Muhaxheri theksoi se do ta mbështesë garën dhe se tashmë Komuna që udhëheqë ai është duke u përgatitur për nivelet e garës.

“Përmes këtij programi ne kemi mijëra fitues që do të garojnë në nivelin komunal. Po ashtu, jemi shumë të kënaqur edhe me pjesëmarrjen e komunitetit boshnjak dhe mund të ju them se ky program ka marrë jehonë në mesin e nxënësve. Ne qysh tash kemi filluar me përgatitjen e garave sportive andaj ju premtoj mbështetje të plotë për këto gara”, tha Kryetari Muhaxheri.

Hoti sot vizitoi edhe Komunën e Deçanit ku u prit në takim nga Drejtori Komunal i Arsimit Bekim Vishaj, si dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Leonora Ukëhajrdaraj. Edhe në këtë komunë Hoti u njoftua për procesin e garës për të cilën drejtorët thanë se gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.