SHËNDETËSIA

Kontroll sistematik shëndetësor i nxënësve në shkollat e Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot Sh.F.M.U. “Dr. Ibrahim Rugova” në Podujevë, ku ekipi mjekësor i QKMF-së në Podujevë, i përbërë nga mjekët familjarë, stomatologë dhe infermierë, po kryen vizitat mjekësore sistematike të nxënësve të klasave të para, të katërta dhe të teta.

Gjatë vizitës në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova”, kryetari Veliu tha se me kontrollin sistematik në shkolla synohet parandalimi i sëmundjeve të ndryshme dhe edukimi shëndetësor.

“Më gëzon fakti që gjendja shëndetësore e këtyre fëmijëve, sipas mjekëve, është e mirë dhe bazuar në rezultatet e vitit të kaluar ka përmirësim në të gjitha aspektet”, tha kryetari Veliu.

Kontrolli sistematik shëndetësor do të zhvillohet në të gjitha shkollat e Komunës së Podujevës. /Kosova.info/