Kontribut për shkrimin e historisë

Shkruan: Xhafer ShATRI

Na mbeti historia pa shkru’. Boll përpiqen do torovola që po kontribuojnë me lapsin e tyre, por ne shqiptarët, ende nuk e shkruam historinë e plotë e të vërtetë.

Hajt, thash sot, po e jap kontributin tim modest.

Po ia nisi prej fillimit:

1. Kur isha nizam në Liban, pushonim nër një hije palme me Skënderbeun. Ai ish mërzitë diçka dhe m’u drejtua:

Xhafer, qysh po thu mja ba se na mbytën mizat e vapa?

Po kthehemi në Arbëri, i thash, se mbaroi populli n’robni.

Pa e mbaru unë fjalën, Skënderbeu tha: çohu se po ecim.

Çka u bë masandej ju po e dini…

2. Me Lekë Dukagjinin luejshim rrasa nganjëherë. Një ditë, kur e pati thy’ këmbën, më tha: Xhafer, është mirë me e shkru kanunin se kështu i shkapërderdhur e veç fjalë të pashkru’me po keqpërdoret.

Këtë punë lëma mu e ti flej dathë, i thash dhe shkova drejt e te Mixha Brahim…

Ish kanë te hambari tu e falë iqininë. Posa e kreu më pyeti: He i biri i Demës çka t’ka qitë puna ?

Unë: Valla Mixha Brahim Lekë Dukagjini m’ka çu për punë t’Kanunit… O kanë i hollë Mixha Brahim, e kuptoi gjendjen fill.

Ai: A e ki çantën më veti? Nxirre çka po prêt? Edhe kalemin…

Mixha Brahim frap, unë tap.

Ende pa praru dielli e kryem. Me fletore n’dorë drejt e te Leka:

Bac, u kry’!

3. Ishim në vapor me Ismail Benë. Bojshim llaf qaty qysh m’ia ba… Ai këmngulte me e shpallë Pavarësinë në Durrës ose në Shkodër.

Unë këmbëngulja në Vlorë. Si më i vjetër që ishte më vinte keq me ia kthy fjalën dhe dikur u bind edhe vetë: Xhafer, më tha një ditë kur binte shi, me t’pa ndëgju ty Shqipëria do të bëhej shtet bile nja një muaj përpara…

Qe besa, më erdhi mirë prej tij.

E kam pasë shok të mirë Ismail Benë.

4. Me Isa Boletinin ishim edhe na do djem t’Isniqit. Na qiti puna n’Podgoricë. Ishte Lufta e parë Botnore. Një ditë s’u durova pa i thanë : Bac, hajde tërhiqemi kah Tuzi, se këtu jemi të rrezikuem seriozisht. Qe besa na vrasin malazezët…

Nuk më ndëgjoi. Kur përfundoi përballja me malazezët, t’uj dhanë shpirt më kqyri në sy e më tha:

Qe besa, o kushëri, me t’pa ngu ty s’m’ki gjetë qekjohja…

5. Ishim me Shaban Polluzhën tu ec një livadhi pak k’nej Podjevës. U ndala dhe e kqyra n’sy: Mixhë, unë asnjë hap përpara nuk e boj ma. Du me u kthy e me dekë n’Kosovë dhe për Kosovën…

O kanë burrë i fortë Shaban Palluzha:

Vallahi nuk t’la kurrë vetëm, o Xhafer Tamoci!

Kështu më thoshte gjithmonë se ma donte hatrin…

Dhe u kthyem. A lihej Kosova pa e shkrepë asnjë fishek?

6. Ka plot këso rrëfimesh, por po i lë për ndonjëherë tjetër.

Go to TOP