Kombëtare

Kontratat e reja për asfalt në Prishtinë me afat 90 ditësh, llogariten edhe vikendet e ditët me shi

Ka gati 2 javë që kanë nisur punimet në rrugët “Robert Doll” dhe “Ukshin Hoti” në kryeqytet.

Më 15 prill kryetari Shpend Ahmeti në Facebook kërkoi mirëkuptim derisa të shtrohet asfalti në rrugën që si tërësi nuk ka as 1 kilometër.

Shumë rrugë në Prishtinë janë në gjendje të njëjtë. Punime të nisura e të papërfunduara.

Në Drejtorinë e Investimeve Kapitale thonë se punimet nuk do të zgjasin me muaj e vite pasi që tani do të ketë data fikse për përfundim të punimeve. Drejtori Gëzim Rafuna thotë se do ta numërojnë edhe vikendin e ditët me shi në mënyrë që kompanitë të mos i zvarritin punimet.

Kelmendi bën të ditur se të gjitha kontratat e reja për shtrim asfalti, kanë vetëm 90 ditë kohë për t’i kryer punët.

Një vit më parë Komuna e Prishtinës nisi rregullimin e shkallëve në “Arbëri” dhe atje punimet ende nuk janë përfunduar në tërësi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483