Kosova

Kontestohet në Kushtetuese zgjedhja e dy kryeprokurorëve

Tre muaj pasi dy prokuroritë më të rëndësishme në Kosovë janë bërë me udhëheqës, ky proces mund të kthehet në fillim.

Prokuroria Speciale merret ekskluzivisht me raste të korrupsionit të profilit të lartë e krimit të organizuar. Konsiderohet si hallka më e rëndësishme e hetuesisë. Në dhjetor, udhëheqës i saj është zgjedhur Blerim Isufaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, zgjedhja e tij para një jave është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga kundërkandidati i tij, prokurori Armend Hamiti.

Në krye të Prokurorisë së Prishtinës, e cila ka shtrirjen më të madhe territoriale e rrjedhimisht edhe numrin më të madh të rasteve prej dhjetorit është Kujtim Munishi. Prokurorja Fitore Sadiku e ka sfiduar zgjedhjen e Munishit me ankesë në Gjykatën Kushtetuese.