Kosova

Konstituohet Komisioni Hetimor për hidrocentralet

Është konstituar zyrtarisht Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë.

Kjo është bërë të premten ky komision ka mbajtur mbledhjen e parë.

Kryetarja e komisionit, Eliza Hoxha nga PDK tha se “Qëllimi i punës së këtij komisioni është që të hetojë aspekte të ndryshme që lidhen me hidrocentralet në mënyrë që të hidhet dritë për procesin që qëndron pas tyre”.

Haxhi Avdyli, zëvendëskryetar i Komisionit, ka thënë se përmes këtij komisioni do hetohen gjitha lejet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve.

“Ky komision do të bëjë mbikëqyrjen e licencimit në procesin e deritashëm dhe gjitha pasojat që e kanë degraduar ambientin me ndërtime pa kritere. Qëllimi jone është të hetojmë lejet e deritanishme, si ka ardh tek këto leje dhe të hedhet dritë në secilin proces. E dimë që ambienti është edhe ekonomi, por edhe shëndetësi. Nëse nuk kujdesemi për këtë do kemi pasoja në dyja fushat”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.