Konsiderohet i zhdukur tash dy vite, policia kërkon ndihmë për gjetjen e Melidin Adilit nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka njoftuar se ende është në kërkim të Melidin Adilit, i cili është zhdukur dy vite më parë.

Sipas njoftimit Adili, i cili është shtetas i Shqipërisë, për herë të të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 04 shtator 2022, më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod të Dragashit.

“Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi. Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet personi i zhdukur në shtator 2022

Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.

Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 04 shtator 2022, më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.

Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .

Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

Megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri.

Go to TOP