KULTURË

Konkursin ta zhvillojmë të hapur

Shkruan: Sokol PLAKOLLI
Meqenëse, tash e tutje komuniteti artistik dhe OJQ te fantome paskan te drejte te ndikojne aq fuqishem ne MKRS dhe TKK deri ne anulim te konkuresit, ju propozoi qe konkursin te zhvillojme te hapur, pra me pjesmarreje te komunitetit, por jo ta anulojme. Sido qe te jete, shihemi ne thirrjen e radhes te cilen nuk guxoni ta vonini me shume se dy jave

(Se gati harrova sqarim per opinionin publik, Emisaret e Beogradit jane UDB ashat)!

Letër e hapur

drejtuar:

Ministrisë së Kulturës, Këshillit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Avokatit të Popullit, Medieve.

Të nderuar tituj të lartë përmendur, pezullimi dhe pastaj anulimi i konkursit për pozitën DREJTUES ARTISTIK i TKK së, si dhe mbajtja pengë e kësaj pozite, pa drejtor legjitim, por me Ushtrues Detyre nga viti 2019 është jo vetëm shkelje e rëndë ligjore por edhe rrezik serioz për Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në vitin 2017, Përmes grevës me titull ARTISTI KËMBËZBATHUR ku u mblodhën 10 mijë nënshkrime, (të cilat janë akoma valide) u arrit të bllokohej tentativa e disa emisarëve ilegal të Beogradit me në krye Jeton Neziraj, të cilët akoma po veprojnë ilegalisht dhe për interesa të Beogradit në Kosovë, i lartë cekuri atë botë ishte udhëheqës i këshillit të TKK së. Dhe përmes një dokumenti me protokoll të falsifikuar pat tentuar që në TKK të akomodojnë një trupë nomade Serbe, me qëllim që TKK në ta shndërronin në Teatër të Kombësive dhe si rrjedhojë në hapësirat e TKK së ku funksionon Baleti Kombëtar i Kosovës të akomodojnë trupën nomade Serbe, duke zhbërë kështu epitetin e Teatrit Kombëtar si institucioni më i lartë kombëtar i vendit. Pas dështimit të kësaj tentative tinëzare, antikombëtare, pro serbe, po i njëjti grup filloi misionin e dytë. Zhbërjen e epitetit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke shkatërruar dhe denigruar misionin për të cilin është themeluar dhe funksionin TKK. Për fat të keq edhe pse pati rezistencë ky invazion ndaj TKK së nuk u arit të ndalej dhe kjo u arrit pikërisht përmes udhëheqësit artistik të TKK së. Prandaj për 5 vite radhazi TKK nuk shërbeu për afirmimin e krijimtarisë kombëtare si është e përcaktuar me ligj. Por për zhbërjen e Krijimtarisë Kombëtare dhe afirmimin e krijimtarisë Antikombëtare. Të gjithë jemi dëshmitarë të shfaqjeve +18, shfaqje ku aktorët bredhin lakuriq nëpër skenë, shfaqje ku flitet gjuhë skajshmërisht banale, ku fyhen simbolet kombëtare, ku fyhet kultura dhe tradita jonë deri në përdhosjen dhe banalizimin e himnit kombëtar e himnit të Ushtrisë Çlirimtare. Si e ceka edhe më lartë kjo u arrit pikërisht përmes drejtuesit artistik të TKK së i cili është porta hyrëse, filtra e teatrit.

Pas skadimit të mandatit dhe hapjes së konkursit për drejtues artistikë në vitin 2019 kjo pozitë kyçe në TKK vazhdon të mbete vakante, qëllimi final tashmë është i ditur.

Për këto fenomene me kohë janë njoftuar ish ministrat e kulturës, z. Kujtim Shala dhe z. Kujtim Gashi, përmes medieve është njoftuar edhe z. Dumoshi, por për çudi, pozita e Drejtuesit Artistik të TKK së vazhdon të mbetet vend vakant i udhëhequr nga të ashtu quajturit “Ushtrues Detyre” që zakonisht janë pjesë e grupit të Emisarëve të Beogradit.

Së fundmi me kërkesën e SHATK (një grupacion ky fantom por që thirret në Shoqatën e Artistëve të Teatrit të Kosovës) dhe disa anëtarëve të “komunitetit artistik” që në fakt janë anëtarë të grupit të Emisarëve të paguar nga Beogradi me qëllim që të shkatërrojnë traditën, kulturën dhe Teatrin në Kosovë. U kërkua me ngulm që të anulohet konkursi për drejtuesin apo udhëheqësin artistik me pretekst se emërtimi i konkursit nuk është korrekt. Ua rikujtoi se. Konkursi për këtë pozitë me të njëjtin emërtim u hap edhe në vitin 2015 kur vet Kushtrim Koliqi i cili thirret si udhëheqës i SHATK ishte komision vlerësues për përzgjedhjen e Drejtuesit Artistik me që rast u zgjodh drejtues artistik Agon Myftari me plagjiaturë ndërkombëtarisht të verifikuar. E njëjta thirrja me të njëjtin emërtim u bë edhe në vitin 2019 por as SHATK as Kushtim Koliqi nuk reaguan për anulim të konkursit, sepse plani i tyre ishte që denigrimin e TKK së, ta vazhdonin me ushtrues detyre i cili vinte nga klani i tyre, klanë i cili funksionon me direktiva nga Beogradi dhe ka për qëllim degradimin e çdo vlere kombëtare brenda TKK së deri në zhbërjen e teatrit si epilog.

Nënshtrimi i MKRS së dhe këshillit të TKK së para intrigave të këtij grupacioni të rrezikshëm, është rrezik permanentë dhe jashtëzakonisht serioz për institucionin më të lartë kulturor të vendit, për Teatrin Kombëtar të Kosovës. Andaj ju apeloi institucioneve përgjegjëse të MKRS së Z. Vlora Dumoshi si ushtruese detyre e ministrit të kulturës dhe këshillit të TKK së në veçanti që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkret me qëllim që TKK të udhëhiqet nga drejtor legjitim të zgjedhur përmes konkursit e jo nga UD të cilët janë pjesë e grupit të Emisarëve të Beogradit, me qëllim të shkatërrimit dhe denigrimit të kulturës si rrjedhojë Teatrin Kombëtar.

Është e pa përgjegjshme që të ftohesh dy herë për test me shkrim dhe një ditë para testit në ora 15.59 minuta të lajmërohesh se konkursi është anuluar pa kurrëfar arsyetimi serioz.

/Merqenese, tash e tutje komuniteti artistik dhe OJQ te fantome paskan te drejte te ndikojne aq fuqishem ne MKRS dhe TKK…

Posted by Sokol H Plakolli on E martë, 2 Mars 2021