Kosova

Konjufca: Qeveria e gatshme të iniciojë marrëdhënie diplomatike me Xhamajkën

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur mirënjohje ndaj qeverisë dhe popullit të Xhamajkës për, siç thotë ai, vendimin miqësor e shumë të mirëpritur, njohjen e Republikës së Kosovës.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të iniciuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar ai.

Shfaq më shumë
//soaheeme.net/4/3473483