Kosova

Konjufca: Nuk i dhashë ultimatum LDK – së

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka sqaruar deklaratën e tij që u pa si dhënie ultimatumit ndaj LDK – së.

Disa ditë më parë në DPT te Fidani, Konjufca tha se LDK duhet të përcaktohet ditëve në vijim se cfarë do në raport me VV’në dhe për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy partive.

Konjufca ka thënë se dikujt prej LDK’së po i  konvenon për të bërë keqkuptime të tilla

“Unë mendoj që VV-ja ka qenë më e sinqerta për kërkesën e tyre për zgjedhje. Skena politike ka qenë e përgatitur dhe ishim të ngopur me këtë qeveri. Kurdo që kishte me ndodhë kjo dorëheqja, VV-ja ka qenë e gatshmë për zgjedhje. Mendojë që ka qenë keqkuptim deklarata ime për  koalicionin  me LDK-në sepse dikujt prej LDK-së po i  konvenon një konfrontim i tillë”, ka thënë Konjufca për RTK, qe transmeton Gazeta New Born.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, tha sot se nuk kanë biseduar akoma me VV’në për pozitën e kryeministrit nëse formohet koalicion parazgjedhor mes tyre. Me këtë, Mustafa iu përgjigj Konjufcës i cili ditë më parë tha se VV me çdo kusht e do pozitën e kryeministrit, ndërsa pozitat e tjera shtetërore mund t’i marrë LDK’ja.

Ai kishte përmendur edhe kohen kur LDK duhet të përcaktohet se kë dëshiron ta nominojë si kandidat për kryeministër. Por, nënkryetari i VV’së thotë se deklarata e tij është keqkuptuar kur është thënë se ky i ka vënë ultimatum LDK’së për koalicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.