Kosova

Konjufca: Nuk do të pushojmë derisa të gjithë kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar sot përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Sipas një njoftimi për media, nënat gjakovare përsëritën kërkesën e tyre për angazhim edhe më të madh të institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, si dhe shtruan nevojën për rregullim më të mirë ligjor lidhur me mbështetjen institucionale për familjet e të pagjeturve.

“Konstatuam se asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft në angazhimin për të ndriçuar fatin e të pagjeturve. Në çdo rrethanë, do të kërkojmë me ngulm zbardhjen e fatit të tyre. Kurrë nuk do pushojmë së kërkuari që të gjithë kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.