Kosova

Konjufca: Në sondazhin e një partie tjetër i kemi rreth 50 deputetë

Anëtari i Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se në sondazhin e fundit partia që përfaqëson ai po prinë e para në Kosovë.

Konjufca ka thënë se në sondazhin e fundit që e ka bërë një parti tjetër dhe jo ata, Vetëvendosje ka mbi 40% apo diku 50 deputetë.

Ai thotë se në bazë të këtij sondazhi një qeverisje e mirë do ishte me Vjosa Osmanin dhe pakicat.

“I fundit që e ka bërë një parti politike ka dal mbi 40%, me deputetë jemi diku 50 deputetë”, tha Konjufca ne Kanal 10. “Në bazë të këtij sondazhi po të bëhej një koalicion me Vjosën dhe pakicat, do kishte qenë një qeverisje ma e qartë”, tha Konjufca.