Kosova

Konjufca/ Ne qëndrojmë me popullin e Hong Kongut

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka rishpërndarë në Twitter shkrimin e sekretarit e shtetit Mike Pompeo duke u rreshtuar pro ShBA’së lidhur me situatën në Hong Kong pas humbjes së autonomisë nga Kina.

Konjufca ka shkruar se është i shqetësuar lidhur me futjen e projektligjeve të sigurisë kombëtare nga shteti kinez pa përfshirjen e përfaqësuesve të Hong Kongut.

“Shumë i shqetësuar lidhur me futjen e projektligjeve për sigurinë kombëtare pa përfshirjen e përfaqësuesve dhe popullit të Hong Kongut. Ne qëndrojmë me popullin e Hong Kongut”, ka shkruar Konjufca.

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo ka raportuar para kongresit amerikan lidhur me humbjen e autonomisë së Hong Kongut nga Kina.

Postim i plotë

Glauk Konjufca

Deeply concerned about the introduction of national security legislation acts without the involvement of the representatives and the people of Hong Kong. We stand with the people of Hong Kong! https://twitter.com/secpompeo/status/1265668742220046339 …Secretary Pompeo✔@SecPompeoToday, I reported to Congress that Hong Kong is no longer autonomous from China, given facts on the ground. The United States stands with the people of Hong Kong.

Shfaq më shumë
//benoopto.com/4/3473483