Kosova

Konjufca komenton deklaratën e tij ku sfidonte të gjitha partitë të dalin kundër VV’së

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e tij të gati para një viti ku kishte kërkuar që të gjitha partitë të mblidheshin në një koalicion që të garonin kundër subjektit të tij.

“Çohuni e dilni në zgjedhje. Po thoni se i keni 82 deputetë. Po thoni se jeni populli. Çohuni e dilni në zgjedhje. Si janë ato sfidat I challenge you në rrjete sociale. Ju sfidoj të gjithve”, kishte thënë Konjufca në DPT te Fidani në T7.

Në po të njëjtin emision, Konjufca ka thënë se beson që do të VV do të fitonte në zgjedhje edhe po të ishin të gjitha partitë tjera bashkë.  

“Nuk kam dyshim se po të ishin një koalicion i quajtur PLAN’i, sepse këto janë akronimet e subjekteve politike, nuk kam fare dyshim që VV do të dilte përpara mbase, nuk e di me të njëjtin rezultat ose më shumë. Qytetarët e Kosovës, e kam vërejtur në takime të shumta, se ajo që ndodhi më 25 mars të vitit të kaluar. Si po mund që fituesi i zgjedhjeve të rrëzohet jo për tjetër, vetëm për teke të partive politike. Sa herë janë prishur koalicionet kemi shkuar në zgjedhje. Fituesi i zgjedhjeve e ka kryeministrin. Cfarë ndodhi me 25 mars, nën urdhrat e Isa Mustafës gjithmonë, u takua me PDK’në, me Nismën dhe AAK’në. Kanë dashur të rrëzojnë Albinin dhe t’ia japin kryeministrin tjetërkujt.  Ishte e papranueshme për qytetarin”, ka thënë ai. /Gazeta Express/