Kosova

Konjufca e Aliu dalin nga mbledhja e Kryesisë, s’deklarohen për media

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe anëtari i kësaj partie Liburn Aliu, kanë dalë nga mbledhja e Kryesisë së partisë e cila ka filluar para më shumë se një ore, raporton KTV.

I pyetur nga mediat, Konjufca ka thënë se mbledhjen e ka lëshuar për shkak të disa obligimeve ndërsa ka shtuar se ndoshta do të mund të deklarohet dikush pasi të përfundojë mbledhja.

Pas Konjufcës, nga mbledhja ka dalë edhe Liburn Aliu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.