OPINION

Konglomerati i jomoralistëve?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
I kemi 100 arsye pse të themi që shteti i ri i Kosovës, po rrënohet! Po rrënohet çdo ditë, çdo muaj e çdo vit pa u ndalur. A nuk kemi menduar të gjithë së do të jetë e kundërta e kësaj? Sigurisht së po. Sikur kur bëhen cunamet, edhe Kosovën e vogël po e bartë uji?!

Më pa dhënë betimin nuk kishin ditur më vepruar kaq mbrapsht! Nuk ishin qmistuar t’ia shkaktojnë gjithë këto dhembje vendit dhe popullit, që ende nuk i ka shëruar plagët e thella të luftës kundër shkaut. Këto plagë jo që nuk po shërohen, por po na bëhen edhe më të freskëta nga këta hileqarë të kësaj elite politike. Ky është fati ynë i keq dhe mjerimi ynë i madh. Është bindja e shumicës së Republika po deklasohet sikur mos të ishte e jona?! Këtë ligësi të madhe Kosovës po ja bëjnë mbeturinat neokomuniste, të cilët jo që nuk po fshihen, por kanë kaluar në legalitet. Paradoksi i këtij shteti është së armiq ju kanë bërë, ata shtetarë që po na paraqitën si mbrojtës. Mundemi apo është edhe e pamundur ti numërojmë të gjithë plaçkitësit, të gjithë të korruptuarit, më të cilët çdo ditë po ballafaqohemi. Është një konglomerat i tërë i jomoralistëve që po veprojnë në emër të Kosovës. Po i japin grushte nga të gjitha anët këtij vendi, sikur më i pa lënë mendja !Këto rënie nuk janë duke e copëtuar vetëm Kosovën, por atë bashkë me neve, duke na i shuar përditë shpresat?! Sikur përfundimisht nuk kemi shpëtim dhe ky ujë i neokomunistëve po na rrëmben në kahun e vet pamëshirshëm! Po jetojnë njerëzit si në sistemin skllavopronarë, e kemi hapëruar në shekullin 21! E këta numërojnë të mira materiale e para në pafundësi?! Nuk e kanë dert pse njerëzit po jetojnë të robnuar. Dhe, këta nuk po i prekë asnjë e keqe, së janë bërë vet shteti?! Kjo është e dhembshme, është e pa tolerueshme. Njerëzit më 35 vite jetese nga stresi i dhunshëm po duken si pleq…?!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.