Konfiskohet armatim në veri, Policia e Kosovës njofton për konferencë të jashtëzakonshme për media

Më fillim nga ora 19:30, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media për ekspozimin e një sasie të armatimit të konfiskuar nga Policia.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për publikun.
Ai bëri të ditur se konferenca do të mbahet në ndërtesën Rajonale të Drejtorisë të Policisë në Mitrovicë të Veriut.

Go to TOP