Kombëtare

Konfiskohen mbi 3 kg marihuanë, arrestohen katër persona në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 3.2 kg substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë është gjetur dhe konfiskuar 7.3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy vetura, tre telefona mobil dhe 270 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.