Rajoni

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Qeverinë e Serbisë

Me koronavirus është prekur Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiq, shkruan B92.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiq është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd.

“Është duke u mjekuar në klinikën infektive, gjendja e tij shëndetësore është stabile”, ka shtuar Trivan.

Kujtojmë që Bllazhiq është nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i epiqendrës së epidemisë së koronavirusit në Serbi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.