Kosova

Konfirmohet: Lirohet ish-polici hetues, Vesel Veseli!

Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje, është liruar përkohësisht nga organet e drejtësisë.

Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar krye prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur ai.

Ndryshe, Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.