Kombëtare

Konfirmohet: FSK-ja gjeti trupin e pajetë të Musli Krasniqit

Indeksonline ka raportuar më herët rreth gjetjes së trupit të pajetë të të zhdukurit Musli Krasniqi, nga fshati Begaj i Vushtrrisë.

Lajmi tani është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes, ku sipas së cilës, ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10:50 ka gjetur trupin e pa jetë të qytetarit Musli Krasniqit nga fshati Begaj, Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë.

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj.

Më pas, Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme./Indeksonline/