Kosova

Konfirmohet edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë

Është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i rasteve të shkojë në 16.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’.

Sipas IKSHP’së, gjendja e saj është stabile.

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një)  rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.