SHËNDETËSIA

Konfirmohen edhe 13 raste me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të dielën janë konfirmuar edhe 13 raste me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë janë shënuar 1.083 raste me koronavirus, ndërsa prej tyre 30 kanë vdekur.

Po të dielën janë shëruar edhe dy pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 843.