Rajoni

Konfirmohen 9 viktima shqiptare nga koronavirusi në Itali

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve, Sonila Alushi ka zbuluar se janë të paktën 9 shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali për shkak të koronavirusit.

Në një lidhje live me abcnews, Alushi deklaroi se shqiptarët që kanë humbur jetën ndodheshin në zonën e Bergamos dhe të Lombardisë, atje ku dhe shpërtheu përhapja e covid-19.

Alushi: Ditët e para nuk kishim informacion për të prekur me COVID-19, por deri tani janë konfirmuar 9 viktima. Dy janë në zonën e Bergamos, provincë, dhe disa të tjerë në Lombardi. Sa i përket zotërisë 60 vjeç në kontakt që kam kam me të afërt mësohet se nuk ka qenë i prekur me sëmundje të tjera. Një aspekt i rëndësishëm është se në rajonin e Lombardisë mesatarja e moshës është 47 vjeç, popullsia italiane konsiderohet e vjetër.

Aktivistja tregon dhe simptomat që ajo vetë kaloi pasi u infektua nga koronavirusi. Më tutje sqaron se situata në Itali është bërë mjaft e vështirë, aqsa ka plot raste kur njerëzit vdesin në banesat e tyre dhe qëndrojnë aty me ditë.