EKONOMI

Konfiindustria kërkon lehtësira për bizneset e goditura nga tërmeti

Konfindustria përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin, se në kundërshtim me deklarata publike të përfaqësuesve më të lartë të ekzekutivit, bizneseve te dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 u kërkohet të paguajnë taksa për të dhënë leje për rindërtim të ndërtesave të shkatërruara. Me këtë rast ata kërkojnë që i gjithë procesi i rindërtimit të kryhet pa asnjë ndryshim me kushtet ndërtimore të objekteve, sikurse ishin para tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Gjithçka më sipër bëhet edhe më e rëndë, kur gjithë kosto e rindërtimit merret përsipër nga vetë bizneset dhe pa asnjë ndihmë financiare nga shteti.

Taksat e kërkuara arrijnë në shuma mjaft të larta dhe praktikisht ndalojnë çdo përpjekje të bizneseve për rindërtim të objekteve të shkatërruara”, thekson konfiindustria.

Ata e konsiderojnë të paarsyeshme justifikimin

nga ana e njësive të pushtetit vendor për rastin në fjalë duke thënë se në aktet ligjore të nxjerra nga qeveria për tërmetin e nëntorit 2019, edhe pse kanë kaluar pothuaj 10 muaj, nuk është parashikuar dhe/ose është “harruar” heqja e detyrimit të pagesës së taksës për rindërtim të objekteve të bizneseve. Ndërkohë bizneseve u kërkohet të paguajnë për të marrë lejen për rindërtimin të njëjtat pagesa taksash sikur të ishte ndërtim i ri.

“Pasojat e paaftësisë, subjektivizmit dhe korrupsionit të ekzekutivit në rritjen e paarsyeshme të kostove të rindërtimit të bizneseve të goditura nga fatkeqësitë natyrore, rëndojnë edhe më shumë gjendjen e vështirë ekonomike të tashme pas Covid 19 dhe rrisin ndjeshëm mundësitë për falimentim të bizneseve”. Përgjegjës kryesorë në rastin në fjalë janë Ministria e Rindërtimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare të përmirësojë në mënyrë sa më të shpejtë legjislacionin në fuqi për lehtësimin e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019 dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe individuale të shkaktarëve të krijimit të gjendjeve të tilla të papranueshme si dhe marrjen e masave ndëshkuese përkatëse. Gjithashtu, kërkohet vëzhgim nga afër ndaj njësive të pushtetit vendor për zbatimin e ligjit pa subjektivizëm dhe korrupsion, thekson Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshëm. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.