Kombëtare

Konferenca e Rektorëve i propozon Ministrisë së Arsimit: Të hiqet mesatarja në programet e mësuesisë

Konferenca e Rektorëve, e cila u mbajt në Korçë propozoi njëzëri që të hiqet nota mesatare për pranimet në  programet bachelor të mësuesisë.

Konferenca e Rektorëve  të Universiteteve Publike Shqiptare, i propozon MASR në Shqipëri disa çështje.

a.    Duke qenë se mësuesit janë një pasuri e madhe kombëtare, programet e studimit të mësuesisë të jenë programe me përparësi kombëtare me status të veçantë.

b.    Në programet “bachelor” të mësuesisë te hiqet nota mesatare si prag pranimi. Ky prag, me mesatare mbi notën tetë, të vendoset Për programet master që përgatitin mësues. Studentët që pranohen në programet master në mësuesi të mbështeten financiarisht nga shteti.

c.    Propozohet që të shkurtohet koha e përgatitjes dhe diplomimit të studentëve të mësuesisë: 3 vjet “bachelor, I vit “master profesional Për mësuesi në profilin përkatës”

I semestër praktikë aktive profesionale në shkolla te veçanta pranë mësuesve mentorë dhe të mbikëqyrura nga pedagogët përkatës dhe I semestër Për t’u përgatitur Për provimin e shtetit. Programi i provimit të shtetit dhe fondi i pyetjeve të reformohen plotësisht, duke patur si qëllim kontrollin e kompetencave që kanë fituar studentët-mësues.

d.    Me anë te kësaj përkujtese kërkojmë që te ndjekin një politikë më të drejtë lidhur me pranimet ne universitetet shqiptare, në mënyrë që të mos diskriminohen universitetet rajonale. Për këtë duhen gjetur modalitetet e duhura Për të detyruar që institucionet e arsimit të lartë të përcaktojnë kuotat e pranimit mbi bazën e kapaciteteve pritëse, duke respektuar standardet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

e.    Të përfshihen në programet me përparësi kombëtare edhe ato programe “të papreferuara” nga maturantët për të cilat aktualisht ka nevojë tregu ynë i punës Për specialistë te zote, si bujqësia, pyjet, veterinaria etj.

f.    Universitetet shqiptare zotohen që te përshtatin programet e studimit ne ato profile që ka nevojë tregu shqiptar i punës ne vendet tona, duke hequr dorë nga programe “tradicionale” Për profile që ka “mbingopje” me të diplomuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483