KULTURË

Koncerti “Një botë: Së bashku në shtëpi” mbledh gati 128 milionë dollarë

Koncerti tetë-orësh “Një botë: Së bashku në shtëpi”, që është transmetuar nëpër televizione në gjithë botën, ka mbledhur gati 128 milionë dollarë.

Më shumë se 100 muzikantë kanë marrë pjesë në të, përfshirë Lady Gagan, e cila ka ndihmuar në organizimin e ngjarjes, më pas Rolling Stones, Paul McCartney, Common dhe Taylor Swift.

Në një deklaratë të organizatorëve është thënë: Liderë botërorë, partnerë korporatash dhe filantropë kanë njoftuar për përkrahjen e tyre për Fondin e Solidaritetit për sëmundjen Covid-19 për Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë ngjarjes”.

Paratë e mbledhura do të përdoren si fonde për zhvillim të vaksinës, si dhe për shoqata lokale dhe rajonale të bamirësisë.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483