KULTURË

Koncert i madh në Prishtinë

Metal United World Wide (MUWW), koncerti me famë botërore  që organizohet në 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende të ndryshme Rock e Heavy metal, po organizohet për herë të parë në Kosovë.

Kjo ngjarje e veçantë e Rock dhe Heavy metal do të organizohet në mbrëmjen e sotme  më 5 Maj 2018 nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, ku do të jenë grupet TROJA, LAND OF CONFUSION, PINKMETAL, 4X4, dhe SOTAP.

Që nga 2014 kur u organizua në Australi, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njëjtë, në të gjithë botën, në të njëjtën datë, të identifikuar me të njëjtin flamur.

Rockuzinë ka kënaqësinë që të vendos Kosovën në hartën ku muzika Rock e Heavy metal bashkon bende të kësaj muzike, fansa, organizatorë, media, si dhe krijon një ndejë të komunitetit që tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Nga Rockuzina, theksojne se  Metal United World Wide do të vazhdojë çdo vit të mbahet në Kosovë, në të njëjtën datë, edhe me bende tjera e të reja. Do të ketë pije, alkoolike dhe joalkoolike dhe ushqim përgjatë tërë koncertit.

“Qëllimi i këtij organizimi ka qenë që ta prezantojmë Kosovën në festivalin Metal United World Wide, është hera e parë që ne kemi zgjedhur Kosovëne cila është bërë pjesë e festivalit që mbahet në 41 shtete”, tha Balaj nga Rockuzinë  për Kosova.info.  Ai gjithashtu theksoi se rock grupet do të jenë vetëm nga Kosova.

“Besoj se koncerti do të ketë një shikueshmëri të madhe , duke pasur parasysh që një numër i madh i biletave janë shitur paraprakisht dhe ka interesim të madh edhe nga vendet e rajonit”- tha ai.

Organizatoret këtë koncert janë duke e bërë me mjete vetanake përveç disa përkrahjeve të vogla nga disa bashkëpunëtorë tanë.

Dhe me një çmim simbolik të hyrjes prej 5 euro .

Shpenzimet e organizimit të këtij koncerti nuk pritet të mbulohen prej shpenzimeve nga shitja e biletave duke marë parasysh kufizimin e pjesëmarrjes për shkak të hapësirës jo të madhe ku do të zhvillohet koncerti. /A.SHEHOLLI/