Kosova

KOALICIONI I KOMUNITETIT GORAN KËRKON PËRKRAHJEN E MEDIAVE!

Përfaqësuesit e subjektit politik komunitetit goran KOALICIONI ZAJENO na drejtuan me një njoftim për media, lidhur me ngjarjeve të fundit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë për media:

Në emër të Koalicionit ZAJENO (SË BASHKU) ju drejtohëm me një letër të hapur (Apel) dhe u bëj thirrje institucioneve të Kosovës, organizatave të BE-së që monitorojnë zgjedhjet, Zyrës së BE-së në Kosovë, OSBE-së, misioneve diplomatike në Kosovë, organizatave e shoqërisë civile si edhe akterë të tjerë.

Ne do të dëshironim të ju prezantonim, kush e di sa herë, sulmin mbi bazat e sistemit demokratik dhe përvetësimin e vendeve të komunitet jo-shumicë, (jo-sërbe) nga qendrat rajonale dhe lokale të pushtetit si dhe shkeljet e drejtpërdrejta të dispozitave kushtetuese.

Jemi duke ndjekur me shumë shqetësim zhvillimet e fundit gjatë dhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat rezultuan në argumente që tani janë më të dukshme për shkak të parregullsive të shumta kundrejt uzurpimit të një vendi të garantuar për komunitetin goran dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Ajo që ne kemi njoftuar gjatë gjithë këtyre viteve se nuk do të ndalet në “Projektin pilot të uzurpimit të vendit të rezervuar të komunitetit goran” por që përvetësimi dhe sekuestrimi i vendeve të rezervuara të komuniteteve jo-shumicë (jo-serbe) gjatë këtyre zgjedhjeve kulmoi siç ndodhi përsëri me komunitetin goran, por për herë të parë me komunitetet tjerë si atë boshnjak dhe RAE.

Uzurpimi i garrantimit të vendit për komunitetin goran përmes projektit pilot të JGP-së Adem Hoxhës mund të shihet në bazë të votave që ky subjekti mori nga 2017 deri në zgjedhjet e fundit. Kjo tregon qartë që tani është bërë një praktikë dhe fatkeqësisht një realitet, jo vetëm për goranët por edhe për komunitetin boshnjake si dhe atë RAE.

Fitimi i vendit të rezervuar me një numër të madh të votave në zonat e banuara me boshnjakë, shqiptarë dhe serbë, kurr nuk ishte i dyshimtë sepse bëhej fjalë vetëm për vendin rezervuar për komunitetin goran në Kuvendin e Kosovës.

Emërimi në pozicione p.sh. këshilltarë në Ministrinë e Kulturës dhe Zv.Minister në Ministrinë e Infrastrukturës të personave që janë deklaruar si boshnjakë dhe kandidatë për partitë boshnjake ose kryetari i një parti boshnjakë por përsëri askush nuk reagoi.

Fatkeqësisht, këto zgjedhje u shënuan gjithashtu nga një numër të madh të parregullsive para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Kërcënimet ndaj banorëve të komunës Dragashit, nga komunitetit goran, nëpër fshatrat gorane, nga përfaqësuesit dhe aktivistët e JGP Adem Hoxha, për të cilat informuam: Misionet e huaja në Kosovë, përfaqësuesit e vendet e QUINT-it, institucionet shtetërore, policinë, por nuk pat ndonjë reagim.

Njerëzit u kërcënuan pëmes thirrjeve telefonike, ata u vizituan në shtëpitë e tyre gjatë pandemisë, punonjësit e institucioneve të përkohshme të Republikës së Serbisë në Kosovë u ngacmuan dhe u frikësuan, si marrësit e ndihmës sociale dhe të gjithë ata që kanë libreze shëndetësorë u shantazhuan se nëse nuk votojnë, ata do të humbin të drejtën për të përfituar. Të dhënat personale si leternjoftime, u morën për të përcaktuar se kush do të votojë në cilin vendvotim.

Lista e komisionerëve dhe vëzhguesve të Koalicionit ZAJENO ra në duart e përfaqësuesve të subjektit politik JGP të Adem Hoxhë, i cili më pas i thirri ata njerëz dhe i shantazhoi që të tërhiqeshin ose të punonin për të, që është një shkelje serioze e privatësisë së KKZ, mosmbrojtja e të dhënave personale dhe natyrisht të drejtat e njeriut.

Në kohën e pandemisë, njerëzit u shantazhuan duke i premtuar dhe dhënë dru për nxemje ose 100 euro shtesë për ata që ishin “më këmbëngulës”. Shkollat ​​u vizituan në mes të procesit mësimor nga JGP e Adem Hoxhës dhe kandidatët e tyre, dhe askush nuk guxoi të reagonte.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, rrezikimi i komunitetit goran u bë nga komunitetet shumicë, por edhe nga Koalicioni VAKAT dhe partnerët e tyre. Kjo u theksua veçanërisht nga viti 2017 deri në zgjedhjet e fundit në 2021.

Nga imitimi i qartë i ngjyrës së Koalicionit ZAJENO nga Koalicioni i Vakat në këto zgjedhje i cila është ngjurë kaltërt, dhe devijimi nga atë e regjistruara në KQZ-në, në vend të ngjyrës gjelbërt tradicionale të Koalicionit VAKAT. Kjo më tej hutoi elektoratin e Koalicionit Zajeno.

Si është e mundur që JGP e Adem Hoxhës të marrë vota në bastionet tradicionale të koalicionit Vakat në Dragash, disa fshatra në rajonin e Gorës dhe rajonin e Prizrenit në zonat e banuara nga komuniteti boshnjak, por edhe në vende të tjera në Kosovë banuara nga shqiptar ose serb, për të cilën tani është ankuar subjektet politike boshnjakë dhe komunitetet RAE.

Në fshatrat goranë të komunës Dragashit, por edhe në fshatrat përreth Prizrenit ku banorët deklaruan veten si boshnjakë sipas regjistrimit të vitit 2011, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në vullnetin elektoral të komunitetit goran përmes votimit për subjektin politik JGP Adem Hoxha dhe ndërhyrje në vullnetin e komunitetin goran. Me ketë veprim ata e kanë përvetësuar vendin e garantuar me të komunitetit goran. Kjo mund të shihet thjesht duke analizuar vendvotimet ku janë marrë këto vota.

Absolutisht është e papranueshme që votat e komuniteteve jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës të përdoren për qëllime të qendrave rajonale / lokale të pushtetit ose shantazhimit gjatë procesit të formimit të qeverisë.

Ne e dënojmë ashpër sulmin ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve të komunitetit goran, sepse e bën procesin zgjedhor të pakuptimtë dhe vë në pikëpyetje integrimin dhe mbijetesën e komuniteteve jo-shumicë në institucionet e Kosovës, dhe qëndrimin tonë në Kosovë.

Rezultatet paraprake të paraqitura nga KQZ nuk pasqyrojnë vullnetin elektoral të komunitetin goran si dhe komuniteteve të tjera të joshumicë, jo serbe. Për shkak të gjithë kësaj që ndodhi, ne distancohemi dhe nuk do të pranojmë si përfaqësues tonë një politikan të zgjedhur kundër vullnetit të njerëzve të goran.

Ne apelojmë tek të gjitha institucionet kompetente që të marrin seriozisht shkeljen e të drejtave të njeriut duke shkelur vullnetin zgjedhor, i cili është standardi i regjimeve autoritare, por jo ato demokratike.

Ne u drejtohemi të gjitha subjekteve politike të komuniteteve jo-shumicë që janë dëmtuar nga rrëmbimi i vullnetit zgjedhor, me mesazhin se jemi të hapur për bashkëpunim në mbrojtje dhe ushtrim të të drejtave të garantuara përmes Kushtetutës së Kosovës.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun

Koalicioni ZAJENO