Kombëtare

Komuna shpërndan makina mjelëse e bidonë për fermerët blegtorë të Prishtinës

Drejtoria e Bujqësisë së Komunës së Prishtinës, në kuadër të mbështetjes së fermerëve për vitin 2019 në vazhdën e projekteve të shumta përkrahëse, dje ka bërë shpërndarjen e 110 makinave mjelëse dhe 220 bidonëve për fermerët blegtorë të Komunës sonë.

Nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli u premtoi fermerëve që përkrahja për bujqit do të rritet në vazhdimësi sipas kërkesave të fermerëve si në sektorin e blegtorisë po ashtu dhe sektorët e tjerë dhe do të ketë rritje të buxhetit për Drejtorinë e Bujqësisë në mënyrë që të plotësohen nevojat dhe kërkesat e fermerëve.