Kosova

Komuna fillon ta prishë ‘kopshtin’ që ishte zhvilluar nën asfalt

Me ardhjen e pranverës nuk kanë lulëzuar vetëm pemët në Çabiq të Klinës. Aty bari doli edhe nga asfalti. Por, pas raportimit të qytetarëve, Komuna e Klinës ka filluar ta prishë “kopshtin” që ishte zhvilluar në asfalt.

Qytetarët kanë publikuar fotografi në Facebook, ku shihet se Komuna e Klinës ka marrë masa menjëherë, dhe se rehabilitimi i kësaj rruge ka filluar.

Ndryshe, asfaltimi i rrugës Çabiq – Ujmirë ishte bërë nga Komuna e Klinës, në dhjetorin e vitit të kaluar.

Për ta shtruar këtë asfalt komuna e Klinës ka shpenzuar hiç më pak se 92 mijë  e 238 euro.

Asfaltimin e kësaj rruge e ka bërë kompania ” I & B – Group ” SH.P.K.. Kjo kompani  dhe komuna e Klinës kontratën për këtë tender e kanë nënshkruar më 06.11.2018

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.