Kosova

Komuna e Vitisë nuk merr masa ndaj shefit të pylltarisë që shiti drunjtë e konfiskuar

Është konstatuar se drunjtë e konfiskuar që gjendeshin në oborrin e Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), të cilët ishin në menaxhimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Viti, janë shitur për shuma të ndryshme të të hollave, të cilat variojnë nga 100 euro deri në 250 euro.

Në këtë keqpërdorim, sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, ka qenë i përfshirë përgjegjësi i sektorit të pyllit në Viti, Kadri Ismajli, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e ka gjetur atë fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ngase drunjtë që ishin konfiskuar nga prerësit ilegalë të pyjeve, të cilët gjendeshin në oborrin e APK-së, më vonë u ishin shitur disa qytetarëve.

Vetë përgjegjësi i pyllit, Kadri Ismajli kishte pranuar se E kishte shitur sasinë e drunjve prej 10 metrash, me qëllim që të sigurohej një derë e cila do të vendosej në oborrin e Agjencisë Pyjore të Kosovës për qëllim të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.