Kombëtare

Komuna e Skenderajt mbledh mbi 57 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe familjen Abazi

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka mbledhur 57,800 euro për viktimat nga tërmeti në Shqipëri, dhe familjen Abazi e cila humbi dy djemtë në Durrës.

Sipas njoftimit për media me iniciativën e kryetarit Bekim Jashari është mbajtur takimi me biznese me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri.

Në takimin fillestar, sipas njoftimit, janë grumbulluar 57,800.00 Euro, ndërsa nga kjo shumë e mjeteve të grumbulluara, 5,000€ iu dedikohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm, nga Gjilani.

“Gjithashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Skenderajt ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare dhe për këtë është themeluar komisioni me këtë përbërje”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.