Kombëtare

Komuna e Prishtinës sot do të rrënoj një mbindërtim pa leje

Komuna e Prishtinës përmes një ftese për media, ka bërë të ditur se sot në mëngjes, Inspekcioni do ta rrënoj një mbi ndërtim pa leje.

“Sot , në ora 09:45, Drejtoria e Inspekcionit do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. Me mediat takohemi në rrugën “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.”, thotë Komuna e Prishtinës.

Në Prishtinë ka shumë mbindërtime pa leje. Gjatë vitit 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë në kryeqytet.

Kur të përllogaritët i bie të jenë mbi 20 mijë objekte në Prishtinë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483