EKONOMI

Komuna e Prishtinës prej dy vjetësh s’ia jep Ujësjellësit 2.5 milionë euro të zotuara

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Komuna e Prishtinës është dashur të shlyente obligimin në vlerë prej 2.5 milionë eurosh për Fabrikën e re të ujit në fshatin Shkabaj, por ende nuk e ka kryer këtë pagesë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna e Prishtinës pati marrë përsipër të paguante 5 milionë euro, në kohën kur qe arritur marrëveshja midis kreditorëve dhe institucioneve për ndërtimin e kësaj fabrike, të cilin duhej t’ia paguante Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina deri kah fundi i vitit 2016.

Ndonëse qenë lëvduar për një kohë të gjatë se Prishtina po furnizohet me ujë të pijes për 24 orë, duke e paraqitur këtë edhe si meritë të tyre, drejtues të Komunës tash e dy vjet e kanë lënë peng pagesën e këstit të dytë, duke thënë se paraprakisht Ujësjellësi “Prishtina”, duhet t’i dorëzojë Komunës një raport zyrtar financiar rreth investimeve në fabrikën e re.

Por, kryeshefi i Kompanisë së Ujësjellësit, Ilir Abdullahu, ka deklaruar se Komuna asnjëherë nuk i ka adresuar ndonjë shkresë zyrtare Ujësjellësit, në lidhje me këtë kërkesë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.