Kosova

Komuna e Prishtinës përuron Qendrën për trajtimin e fëmijëve në situatë rrugë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe përfaqësuesit e Organizatës Terre des hommes përurojnë Qendrën për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge.

Qendrën për trajtimin e fëmijeve në situatë rruge do të ketë lokacionin në objektin e Bashkesise Lokale në lagjen e Muhaxhereve.

Kjo qendër do të ketë shërbime të specializuara psikosociale dhe aktivitete për largimin e tyre nga rruga.

 Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunë të Prishtinës, Dren Kukaj përmes një publikimi në Facebook dite me parë ka treguar se komuna ka nënshkruar marrëveshje me organizatën Terre Des Hommes pas një pune shumë muajshe.

“Kjo qendër përbën një mekanizëm mbrojtës për fëmijët që i shohim rrugëve të Prishtinës. Ata do i identifikojmë e pastaj do fillojmë të punojmë me ta dhe familjet e tyre. Qendra do ketë staf të specializuar në shërbimet psikosociale për fëmijë dhe do ketë shumë aktivitete që për qëllim kanë largimin e këtyre fëmijëve nga rruga përmes fuqizimit të familjeve të tyre”, ka shkruar Kukaj.