
Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se pas reshjeve të borës mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pandërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot.
“Kemi qenë vazhdimisht në koordinim me KKZ duke lehtësuar shpërndarjen e materialeve në vendvotimet brenda komunës sonë. Veçanërisht asistim më i madh është ofruar në pjesët rurale ku reshjet kanë qenë më të mëdha. Materiali i nevojshëm për votim ka arritur me kohë në të gjitha vendvotimet atje. Njëjtë, asistimin e nevojshëm do ia ofrojmë KKZ edhe pas mbylljes së vendvotimeve”.
“Kemi të angazhuar 6 operatorë për pjesën urbane dhe 3 për atë rurale. Mirëpo, me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal. Erërat e konsiderueshme po ashtu e vështirësojnë gjendjen sepse e bartin një pjesë të borës së larguar përsëri në rrugë. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për vozitje në dimër”, shkruan ajo.
Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pandërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe…
Posted by Medina Braha on E Diele, 14 Shkurt 2021