Kombëtare

Komuna e Prishtinës fillon vendosjen e paneleve ndriçuese mbi vendkalime të këmbësorëve

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi thotë se sot ka nisur vendosja e paneleve ndriçuese mbi vendkalimet e këmbësorëve.

“Krahas angazhimit shtesë në pastrim dhe dezinfektim, po mundohemi që ta mbajmë tempon e planifikuar edhe në projektet tjera. Sot filluam vendosjen e paneleve ndriçuese mbi vendkalime të këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Faleminderit ekipeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për përkushtimin e jashtëzakonshëm që po e tregojnë gjatë kësaj periudhe”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.