Kombëtare

Komuna e Malishevës: I kemi akomoduar rreth 70 persona të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në këtë komunë janë akomoduar rreth 70 persona, të cilët vijnë nga zonat e dëmtuara në Shqipëri, kryesisht nga Durrësi.

Sipas njoftimit të gjitha këto familje janë akomoduar në disa familje në qytet dhe fshatra, ndërsa ata sot janë vizituar edhe nga zyrtarët komunal të Malishevës.

“Gjatë vizitave në këto familje, përgjegjësit komunal të Malishevës, janë njoftuar me gjendjen e tyre dhe nevojat që ata kanë, si dhe janë evidentuar të gjithë personat që po qëndrojnë këtu. Komuna e Malishevës, brenda mundësive dhe kompetencave, do të kujdeset për të gjitha familjet”, thuhet në njoftim.

Banorët e Komunës së Malishevës, kanë hapur dyert për të gjithë ata që kanë nevojë të qëndrojnë në vendin tonë, për aq sa ata kanë nevojë.