Kombëtare

Komuna e Lipjanit ndan 50 mijë euro për familjet në nevojë

Familja e Bajrush Sharkut nga fshati Magurë i Lipjanit, mbijeton vetëm me asistencë sociale, ndërkohë pas situatës së krijuar me emergjencën shëndetësore thotë se po e ka edhe më të vështirë jetesën.

Ai ka kërkuar nga Komuna ta përkrahë me gjëra ushqimore, higjienike dhe veshmbathje për fëmijët e tij.

Për këtë, Kuvendi komunal i Lipjanit online ka diskutuar dhe ka miratuar ndarjen e një buxheti për t’i ndihmuar familjet skamnore.

Sipas statistikave në Komunën e Lipjanit janë të regjistruara 1 mijë e 196 familje në asistencë sociale me 5 mijë e 442 anëtarë.

Ministria e Financave ka njoftuar se përfituesit e ndihmës sociale të martën mund t’i tërheqin mjetet e tyre financiare për dy muaj.

Kjo është mundësuar për 24 mijë e 198 familje derisa Ministria u ka bërë thirrje përfituesve që megjithatë të kenë kujdes të shtuar kur tërheqin paratë, të mos krijojnë tollovi dhe të respektojnë masat e institucioneve për distancë sociale, si parandalim për përhapjen e koronavirusit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483