Kombëtare

Komuna e Fushë Kosovës pastron mbeturinat inerte në Bresje

Komuna e Fushë Kosovës me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook ka njoftuar se ka larguar mbeturinat inerte në Bresje.

Sipas njoftimit të lëshuar, komuna bën të ditur se pavarësisht largimit të mbeturinave edhe më parë nga ky vend, prapë ka pasur hedhje dhe grumbullim të tyre.

Postimi i plotë:

Largohen mbeturinat inerte në Bresje

Ekipet mobile të Shërbimeve Publike kanë eliminuar një pikë grumbullimi të mbeturinave të shumta në Bresje, të cilat janë hedhur nga qytetarët dhe nga disa kompani ndërtimore. Në vend që të përdorin kontejnerët e vendosur për mbeturina, ata po i hedhin ato pa ndonjë kontroll duke ndotur ambientin, por edhe duke krijuar mundësi të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Kjo pikë grumbullimi në Bresje edhe pse është mënjanuar disa herë, prapë po keqpërdoret.

Kërkojmë nga qytetarët dhe nga kompanitë ndërtimore që të jenë të vëmendshëm për rrezikun dhe pasojat që mund të shkaktojnë, sidomos tani kur po përballemi edhe me pandeminë COVID-19!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483